“Situata e rëndë politike” – AAK-ja diskuton me shoqatat e dala nga lufta - NACIONALE

“Situata e rëndë politike” – AAK-ja diskuton me shoqatat e dala nga lufta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të vazhdojë të hënën me ciklin e diskutimeve, të cilat fokus kanë, siç thotë kjo parti, situatën e rëndë politike në Kosovë.

Përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se diskutimet “do nxjerrin modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave”.

Në tryezën e tretë e cila mbahet sot (e hënë) do të diskutohet me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve si dhe udhëheqës të UÇK-së.

Tryeza do të mbahet nga ora 12:00 në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të ngjashme