Si e dredhi e zhdredhi VV indeksin e vlerësimit të jetës të Gallupit: Murati e nisi me 'goditje' ndaj Limajt
Një indeks i “vlerësimit të jetës” i Institutit “Gallup” e gjeti veten në duar të Vetëvendosjes të përdredhohet përtej përmbajtjes së vet origjinale.
Aty Kosova, Serbia, Bosnje-Hercegovina – e deri te Vietnami – shënuan një rritje në vlerësimin e jetës – por, me të hyrë në aparatin propagandues të Vetëvendosjes ajo u shkarkua e përkthye për testament të rritjes së mirëqenies ekonomike, rritjes së qëndrimit ekonomik e financiar të qytetarëve, çka assesi nuk mëton të tregojë matja e “Gallupit”. Matja e “Gallup”-it si një raportim vetë-subjektiv i “qysh e sheh jetën?” u përkthye në diçka krejt tjetër. Qe qysh nisi...
“Ekonomia s’ka qenë kurrë më keq...jemi gati në depresion social dhe ekonomik”.
Kështu tha Fatmir Limaj ditë më parë në një paraqitje televizived. Dhe, s’vonoi as dhjetë minutë, u paraqit dora vet, Hekuran Murati, deputetit dhe ministri (ndonëse i paligjshëm) në detyrë.
Ky i fundit rëndom gjen të shërbehet me statistika e grafikone të përdredhura për narracion ndriçues të qeverisjes së Vetëvendosjes.
Së pari, Limaj: “A e din çfarë trajtimi jemi t’u ia bë shtetit? Në limitet e durimit dhe keqpërdorimit të shtetit jemi. Vendi kurrë ma keq s’është kanë ekonomisht. Klima ekonomike dhe sociale kurrë ma keq s’ka qenë në Kosovë. Gati mos me thanë jemi në depresion ekonomik dhe social. Jemi t’u e çu në limite durimin. Ky shtet nuk duron më shumë”, tha ai.
Pastaj, Murati: “Me i pyet ata që ishin mësuar të zhvasin buxhetin, do të thonë që ‘kurrë s’ka qenë më keq’. Ndërkohë sipas institutit Gallup, Kosova ka pasur kapërcim enorm pozitiv krahasuar me 10 vite më parë 2014-2024”.
Murati ketu i vendosi barazimin një matjeje të percepsioneve subjektive me kinse rritje objektive e materiale të standardit të jetesës: atë çka njerëzit vlerësojn jeten “tash” dhe “çka presin”.
Për më tepër, në këtë “grafikon” që Murati e dredhoi në hilen e tregimit të tij: rritje të njëjtë kanë Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, ndërsa rënie drastike shënon Zvicra – çka e bën të paqëndrueshme edhe logjikisht pretendimin për përmirësim të standardeve materiale jetësore për qytetarin e Kosovës.
Enter Vetëvendosja...
Vlerësimin e vet për vlerësimin e Gallup, Vetëvendosja e vendos si citat në thojza: e cila s’gjendet askund në raport e frazuar.
“Hulumtimi i Qendrës Amerikane të Kërkimeve "Gallup ka nxjerr se Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies. Sipas kësaj Qendre vtin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më parë, këtë vlerësim e jepnin vetëm pak më shumë se 10 për qind e popullsisë. Asnjë shtet në botë nuk ka shënuar ndryshim më të madh sesa Kosova, ku përqindja e qytetarëve të kënaqur është rritur nga 11 në 51 për qind, thuhet në këtë hulumtim”, thanë nga VV.
Një matje të ngjashme percepsioni, i.e barometer, Vetëvendosja muaj më parë e kishte shndërruar edhe në gjoja fakt të gjallë se papunësia në Kosovë është “vetëm 4%” - duke tejkaluar edhe vetë Berlinin apo Tokyon.