“Shumë qesharak”: Qytetarët i reagojnë ashpër VV-së pas postimit ku u tall me opozitën
Një postim i publikuar para pak orësh në llogarinë e Lëvizjes Vetëvendosje, duket se ka nervozuar disa qytetarë të cilët shprehën mendimin e tyre nëpër komente. Në këtë shkrim, partia në pushtet u tall me partitë opozitare, derisa pretendoi se gjërat në vend po ndryshojnë për të mirë.
“Gjërat po ndryshojnë për të mirë, rendi dhe ligji në veri po kthehen, doganat në secilën pikë nuk e mbyllin më syrin për të fortët dhe shteti po përfiton.” – thuhet në një shkrim të publikuar nga VV-ja.
Krahas këtij postimi, partia në pushtet ka bashkëngjitur edhe një fotografi ku shihen edhe disa figura të nervozuara, e që sipas tyre, portretizojnë opozitën.
Qytetarët reagojnë
Me qindra qytetarë kanë komentuar në këtë postim të VV-së, ku madje disa prej tyre, janë shprehur se duket “qesharak”.
“Shumë qeshaak postimi. Pom dhimet Albini prej çfarë njerëzve osht i rrethum. Avdullah Hoti del ma i meqëm se krejt kuadrot e VV me i ba bashkë.” – ka komentuar një qytetar.
Dikush tjetër, është lutur që ky postim të mos jetë shkruar nga kryeministri Kurti duke thënë fjalët: “Ishalla se ka shenu qeta Albini, se s’paska met mo sen ktu”.
Shumë prej komenteve, po ashtu përmendin edhe skandalin e fundit të publikuar nga Nacionale, ku konfirmohet “zhdukja” e rezervave shtetërore.
Për më shumë, lexoni komentet më poshtë:



“Rekordi” i Doganës së Kosovës
VV-ja sot ishte në qendër të vëmendjes pikërisht për çështjen e që lidhet me të hyrat në Doganën e Kosovës.
Gjatë ditës, Dogana e Kosovës dha një njoftim se deri tani ka mbledhur një shumë prej "1 miliard eurosh, duke e tejkaluar vitin e kaluar me 71 milionë euro ose 7.62%". Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje dizajnoi një grafikë duke krahasuar të ardhurat gjatë viteve2 2022-2023.
Por grafiku i paraqitur nuk pasqyronte me saktësi krahasimin e të hyrave mes viteve në këtë rast. Kjo pasi rritja e vetëm 7.26 për qind e të ardhurave u paraqit si një rritje prej 100 për qind.
Partia në pushtet mori kritika edhe për faktin se rritja e të hyrave doganore për vitin 2023 po e prezantojnë si arritje që sipas argumenteve të VV-së është shkak dhe pasojë e punës së mirë të qeverisë Kurti.
Në lidhje me këtë, fillimisht reagoi ish-ministrja e Financave dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.
Ajo ka theksuar se LVV e ka përhapur propagandë ditë e natë, duke i deformuar faktet dhe përdorur statistikat në mënyrë që të ushqej masën.
Bajrami ekpozoi “propagandën vizuale” të VV-së përmes grafitit duke e paraqitur rritjen prej 7.62 për qind si rritje prej 100 për qind.
“LVV ditë e natë prodhon propagandë. I përdorë e keqpërdorë statistikat, i deformon grafet në mënyrë që ta ushqej masën, paradite i shanë policinë, pasdite thotë po e luftojnë kontrabandën. Me një fjalë janë aq kundërthënës saqë as vetës më nuk i besojnë.” – shkroi Bajrami.
Ngjashëm me deputeten Bajrami, rritjen e importeve të Kosovës, të cilat arritën në një nivel rekord, e përmendi edhe Arben Mustafa i Partisë Demokratike të Kosovës i cili tha se kanë shënuar vlerën prej 2.69 miliardë euro vetëm deri në qershor.
Ai ka thënë se pushteti “po vazhdon të jetë në kërkim të çfarëdo shifre që potencialisht mund ta bëjë të duket si e suksesshme në ndonjë fushë.”
