Shukri Buja ftohet nga Gjykata Speciale: Pa dëshirën time, sot udhëtova për në Hagë - NACIONALE

Shukri Buja ftohet nga Gjykata Speciale: Pa dëshirën time, sot udhëtova për në Hagë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-Kryetari i Lipjanit dhe ish-Komanandti i UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimës, Shukri Buja njoftoi se ka marrë ftesë për paraqitje në Hagë nga Gjykata Speciale.

Buja njoftoi se ka udhëtuar sot për në Hagjë “me ftesë të detyruar të paraqitjes”.

Postimi i Bujës:

Të nderuar bashkëluftëtarë, miq dhe dashamirë, të nderuar qytetarë!

Me ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, sot pa dëshiren time, me ftesë të detyruar të paraqitjes, udhëtova për në Hagë.

UÇK ishte e shenjtë, ishte kundër pushtuesit, falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleateve në veçanti nga SHBA-të ne e gëzojmë lirinë sot.

Lufta çlirimtare në Kosovë ishte e imponueshme, e domosdoshme dhe e drejtë, ngaqë ishte e drejtuar kundër një pushtuesi, i cili përpiqej me zjarr dhe hekur të kryente spastrimin e përgjakshëm etnik të Kosovës.

Lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarsinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg.

Besoj në pafajësinë e bashkëluftëtarëve!

Lajme të ngjashme