Shtëpia Botuese "Dukagjini" i reagon MAShT-it: Ofertuam librat për 4% më lirë se në vitin 2022 - NACIONALE

Shtëpia Botuese "Dukagjini" i reagon MAShT-it: Ofertuam librat për 4% më lirë se në vitin 2022

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, se kanë marrë vendim që të heqin dorë nga sistemi i mirëetabluar dhe funksional të pajisjes së shkollave dhe nxënësve me libra, e që këtë vit shkollor prindërit vet t’i blejnë librat derisa ministria do t’ua rimbursojë paratë. Krejt kjo, sipas saj, pasi që nuk mundën të arrinin marrëveshje shtëpitë botuese, siç tha ajo, “se çmimet e tyre janë të panegociueshme”.

“Pas shumë përpjekjeve shtëpitë botuese nuk e kanë pasur mirëkuptimin dhe kanë thënë se çmimet e tyre janë të panegociueshme”, tha Nagavci

Ministres Nagavci i ka reaguar edhe një nga shtëpitë më të mëdha botuese “Dukagjini Publishing House” të cilët u shprehen se në fakt kanë ofertuar çmim për 4% më lirë se sa në vitin 2022.

“Shtëpia jonë botuese, për hir të transparencës, dëshiron ta njoftojë opinionin publik se në ofertimin që kemi bërë në Ministri, pavarësisht inflacionit dhe rritjes globale të çmimeve, ne kemi ofertuar me çmim më të lirë për rreth 4% krahasuar me vitin 2022”, ka shkruar në një reagim kjo shtëpi botuese.

Reagimi i Dukagjinit:

Kemi ofertuar më lirë se vitin e kaluar.

Shtëpia botuese “Dukagjini” është duke përcjellë me vëmendje diskutimin që është duke u bërë në raport me librat për filloristët.

Shtëpia jonë botuese, për hir të transparencës, dëshiron ta njoftojë opinionin publik se në ofertimin që kemi bërë në Ministri, pavarësisht inflacionit dhe rritjes globale të çmimeve, ne kemi ofertuar me çmim më të lirë për rreth 4% krahasuar me vitin 2022.

Megjithkëtë, shtëpia botuese “Dukagjini” do ta bëjë maksimumin që t`i përmbushë obligimet që dalin nga legjislacioni në fuqi.

Për shtëpinë tonë botuese, pajisja e fëmijëve me libra është prioritet mbi prioritetet.

Lajme të ngjashme