Shtyrja e vizitës së Chollet në Kosovë, Haliti: Është një paralajmërim për Qeverinë - NACIONALE

Shtyrja e vizitës së Chollet në Kosovë, Haliti: Është një paralajmërim për Qeverinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar shtyrjen e vizitës në Kosovë të nënsekretarit të Departamentit të Mbrojtjes, Derek Chollet.

Ai ka bërë me dije se kjo shtyrje e vizitës është një paralajmërimin për Kosovën.

Sipas zyrtarit të PDK-së, ky është një mesazh për Kosovën se duhet të zbatohet Marrëveshja e Ohrit.

Mendoj dhe besoj që Kosova në asnjë rast nuk duhet të bëhet e padëgjueshme, por duhet të zbatoj çdo këshillë e propozim që vjen nga SHBA. Në këtë rast, mendoj që mosardhja e zotit Derek Chollet për t’u takuar me institucionet e Kosovës, e në veçanti me Kryeministrin, është një paralajmërim për Qeverinë. Mesazhi sipas meje është: zbatoni marrëveshjet që keni nënshkruar, zbatoni zotimet e Ohrit, zbatoni propozimin trepikësh”, ka thënë Haliti për gazetën Blic.

Ndërsa, Presidencës ka bërë me dije se nuk bëhet fjalë për anulim të vizitës, por për shtyje.

Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, kishte thënë për RTK-në Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani.

Lajme të ngjashme