Shtyhet për dy muaj regjistrimi i popullsisë, Kurti fajëson Asociacionin për “rezistencë” në komision
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se procesi i regjistrimit të popullsisë nuk do të mund të fillojë më 1 shtator, ashtu siç ishte planifikuar.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ai ka bërë me dije se ky proces është shtyrë për dy muaj.
Në adresimin e tij, ai ka fajësuar edhe Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Sipas tij, ky Asociacion ka bërë “rezistencë” brenda Komisionit Qendror të Regjistrimit.
“Edhe pse përgatitjet u bënë përkundër rezistencës të prodhuar edhe brenda Komisionit Qendror të Regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor 2023. Pra, dy muaj më vonë për shkak të pamundësisë së Agjencisë së Statistikave të Kosovës që me vonesë të shkaktuara t’i planifikonte detajet”, ka thënë Kurti.