Shtyhet afati për regjistrimin për votimin e personave me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është shtyrë afati për regjistrimin për votimin e personave me nevoja të veçanta.
Në një komuikatë për media, KQZ ka bërë me dije se afati është shtyrë deri sonte në mesnatë.
“Shtyhet afati për regjistrimin për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se është shtyrë afati për regjistrimin për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta, deri më 06.02.2025, në ora 24:00” – thuhet në njoftim.