Shtttt: Anëtarja e KPM-së kërkon “të mos flasim” edhe nëse e kemi mirë shkaku i shoqërisë dhe vendit - NACIONALE

Shtttt: Anëtarja e KPM-së kërkon “të mos flasim” edhe nëse e kemi mirë shkaku i shoqërisë dhe vendit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarja e Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Luljeta Aliu, e ka bërë një status sot në llogarinë e saj në Facebook ku ka kërkuar “heshtje”.

Aliu si duket nuk e kupton aq mirë vlerën e lirisë së shprehjes.

Kjo pasi që, ajo ka kërkuar që të heshtet edhe në rastet kur dikush di dhe kupton më shumë se të tjerët.

“Ka raste kur mund të dish e të kuptosh më shumë se të tjerët, por që thjesht shoqërisë dhe vendit tënd, i leverdisë më shumë nëse heshtë.” – shkruan ajo.

Me anë të një logjike të tillë, nënkupton se nuk do të duhej të sfidoheshin as bindjet dhe vlerat shtypëse të shoqërisë.

"Patriotizëm është ta mbrosh interesin e shtetit në çdo aspekt dhe kontekst." - u shpreh Aliu.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme