Shteti i Kosovës po planifikon që vila e Radojiçiqit të vihet në funksion të policisë - NACIONALE

Shteti i Kosovës po planifikon që vila e Radojiçiqit të vihet në funksion të policisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, shteti i Kosovës ka konfiskuar vilën e Milan Radojiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, që e pranoi se udhëhoqi sulmin terrorist.

Në lidhje me këtë vilë, që gjendet në pjesën veriore në afërsi të liqenit të Ujmanit, tashmë shteti i Kosovës ka një ide se çfarë do të bëjë.

Në një përgjigje për gazetën Express, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka deklaruar se vila e konfiskuar e Radojiçiqit planifikohet të vihet në funksion të organeve të rendit dhe sigurisë.

“Si Qeveri po koordinojmë veprimet institucionale me qëllim që pronat e ndërtuara ilegalisht në pronë të shtetit përkatësisht të Agjencisë Pyjore të Kosovës e në këtë rast konkret Vila e Radojçiqit, të vihet në funksion të organeve të rendit dhe sigurisë.” – deklaroi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në një përgjigje për Expressin.

Lajme të ngjashme