Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën - NACIONALE

Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby ka deklaruar se Serbia ka filluar tërheqjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën. Ai thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të rrisin numrin e trupave amerikanë në kuadër të KFOR-it.

Që kur deklaruam publikisht se kishim parë forcat serbe përgjatë kufirit, i kemi parë se kanë filluar t’i tërheqin ato forca nga aty. Kjo është diçka pozitive, do të ndihmojë për të shtensionuar situatën. Nuk do t’i eliminojë tensionet, por do ta zbusë situatën,” u tha zoti Kirby gazetarëve në Uashington, transmeton Zëri i Amerikës.

ShBA ditë me parë kishte shprehur shqetësimin për shtimin e trupave ushtarake pranë kufirit me Kosovën.

z.Kirby e përshkroi situatën si një “inskenim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe” në kufirin me Kosovën dhe e quajti atë një “zhvillim shumë destabilizues”.

Lajme të ngjashme