Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë.

Sipas policisë, një rast është raportuar në Prishtinë, një në Obiliq, në Podujevë, një në Graçanicë dhe me nga një në Prizren, Ferizaj e Gjakovë.

Më poshtë mund të gjeni detaje më shumë për të gjitha këto raste.

Të gjitha raste e dhunës në familje:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 26.07.2023 - 03:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është duke u kanosur nga vllau i tij i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Podujevë 25.07.2023 - 16:00. Dy viktimat femra kosovare të mitura, kanë raportuar se nëna e tyre e dyshuara femër kosovare nga dita kur është ndarë nga babai i tyre është duke iu bërë presion të vazhdueshëm psikik dhe duke iu shënuar në rrjetet sociale. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Graçanicë 26.07.2023 – 17:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Obiliq 26.07.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që e ka kanosur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj 26.07.2023 - 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovari cili gjendet jashtë vendit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar një kallashnikov me 39 copë fishekë dhe një pistoletë me 6 copë fishekë. Rasti në procedurë hetimore.

DHUNË NË FAMILJE

Rr. “Adem Jashari”, Prizren 26.07.2023 - 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar duke mos respektuar urdhrin mbrojtës është duke iu afruar, duke e shqetësuar dhe duke e penguar në punë me sjelljet e tij ndaj ankuesit. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 26.07.2023 – 13:20. Raportohet për një mosmarrëveshje të disa anëtarëve të familjes. Janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër kosovar, ndërsa lëndime kanë pësuar dy viktima femra kosovare. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme