Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit, janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.
Kështu bëhet e ditur në raportin e përditshëm të Policisë.
RASTET:
Prishtinë 25.02.2023-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur përmes telefonit viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin viktima është vendosur në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Prishtinë 27.02.2023-18:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit e ka kanosur të njëjtën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Lipjan 27.02.2023-19:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Suharekë 27.02.2023-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë 27.02.2023-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Gjakovë 27.02.2023-07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 27.02.2023-18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër. Lidhur me rastin viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.