Shtatë komunat më të mëdha: Sa fituan partitë në vitin 2021 e sa tash?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave.
Deri më tash janë raportuar më shumë se 93% e votave, dhe konstatohet se Vetëvendosja ka rënie për dallim nga zgjedhjet e vitit 2021. Kurse, partitë në opozitë e kanë rritur votën, por pa mundur ta rrezikojnë vendin e parë.
Në shtatë komunat kryesore, Vetëvendosje kryeson, ashtu siç kishte kryesuar edhe në vitin 2021. Megjithatë, me përqindje dhe numër më të vogël të votave.
Nacionale sjell votat e VV-së dhe partive të tjera në shtatë komunat kryesore në vitin 2021, dhe ato në vitin 2025.
PRISHTINA 2021: PRISHTINA 2025:
VV – 71 mijë e 873 vota / 65% 53 mijë e 114 vota / 46.82%
LDK – 17 mijë e 961 vota / 16% 29 mijë vota / 25.62%
PDK – 12 mijë e 964 vota / 11.74% 20 mijë vota / 18.36%
AAK – 3 mijë e 800 vota / 3.5% 3 mijë e 750 / 3.31%
PRIZRENI 2021: PRIZRENI 2025:
VV – 33 mijë e 268 / 47.5% 25 mijë e 314 vota / 40.78%
PDK – 11 mijë e 428 / 16.32% 14 mijë e 187 / 22.85%
LDK – 6 mijë e 672 / 9.5% 6 mijë e 638 / 10.69%
AAK – 2 mijë e 180 / 3.11% 2 mijë e 954 / 4.76%
PEJA 2021: PEJA 2025:
VV – 23 mijë e 800 / 50.5% 12 mijë vota / 41.49%
LDK – 8 mijë e 643 / 18.32% 10 mijë e 160 – 27.99%
AAK – 6 mijë e 807 / 14.35% 4 mijë e 610 / 12.70%
PDK – 4 mijë e 303 / 9.1% 3 mijë e 664 / 10.09%
GJAKOVA 2021: GJAKOVA 2025:
VV – 24 mijë vota / 55% 17 mijë e 470 / 47.15
AAK – 10 mijë e 295 vota / 23.61% 7 mijë e 300 / 19.70%
LDK – 3 mijë e 688 vota / 8.4% 6 mijë e 179 / 16.68%
PDK – 3 mijë e 127 / 7.1% 3 mijë e 792 / 10.23%
GJILAN 2021: GJILAN 2025:
VV – 32 mijë e 742 vota / 65.2% 20 mijë e 869 / 21.54%
LDK – 7 mijë e 611 vota / 15.1% 8 mijë e 915 vota / 22.02%
PDK – 5 mijë 868 vota / 11.68% 6 mijë e 865 / 16.95%
AAK – 1 mijë e 417 vota / 2.8% 1 mijë e 75 vota / 2.65%
FERIZAJ 2021: FERIZAJ 2025:
VV – 35 mijë e 158 / 61.9% 28 mijë e 673 vota / 50.9%
PDK – 11 mijë e 872 / 20.9% 15 mijë e 619 / 27.76%
LDK – 5 mijë e 100 / 8.9% 7 mijë e 261 / 12.91%
AAK – 1 mijë e 714 / 3,02% 1 mijë e 757 / 3.12%
MITROVICA 2021: MITROVICA 2024:
VV – 22 mijë e 580 / 64.2% 17 mijë e 312 vota / 56.25%
PDK – 8 mijë e 500 / 24.1% 9 mijë e 470 vota / 30.77%
LDK – 2 mijë e 152 / 6.1% 1 mijë e 953 vota / 6.35%
AAK – 533 vota / 1.5% 415 vota – 1.35%