Shtatë Komisione Parlamentare mblidhen sot
Në ambientet e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme pritet që të mblidhen disa Komisione Parlamentare.
Në njoftimin e Kuvendit janë bërë me dije për Komisionet që gjatë ditës pritet të mblidhen për t’I shqyrtuar disa çështje.
Në vazhdim keni mbledhjet e Komisioneve gjegjëse;
Komisionipër Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) 10:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton në parim Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) 10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjesdhe Peticione, shqyrton Raportet me Rekomandime për Projektligjin për Sigurinë Kibernetike dhe për Tubimet Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) 10:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N 225) 10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjet për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe pёr Kinematografinë. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) 10:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton vendimin e Qeverisë për Investitorin strategjik “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C” dhe plotësimndryshimin e Ligjit për energjinë. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) 11:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021, dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) 13:00