"Shqiponjë që pengon jo pak koka politike" - Edi Rama e përmend Thaçin në Kuvend - NACIONALE

"Shqiponjë që pengon jo pak koka politike" - Edi Rama e përmend Thaçin në Kuvend

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Edi Rama foli dhe për ish-presidentin Hashim Thaçi i cili sipas tij është “një shqiponjë që pengon shumë koka politike edhe në kafazin e Hagës”.

Në seancën në Kuvend të dedikuar çështjes së Kosovës, Rama ritheksoi se rruga e vetme për të normalizuar situatën mes Kosovës e Serbisë është dialogu dhe koordinimi me aleatët ndërkombëtarë.

“Hashim Thaçi natyrisht është një shqiponjë që edhe në kafazin e Hagës i pengon jo pak koka politike apo të politizuara shqiptarësh të mendojnë të lirë se si duhet ta fitojnë luftën diplomatike me Serbinë që u mund me armë dhe zgjuarsi diplomatike prej thuajse çerek shekulli nga Hashim Thaçi me shokë. Që ngritën botën në këmbë me ato pushkët e tyre, shumëkush andej e disa këtej janë gati të djegin për pleshtin e urrejtjes së tyre jo thjesht jorganin e sigurisë së Kosovës bashkë me jorganin e sigurisë së Shqipërisë, por të djegin dhe procesin e formësimit të plotë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. I cili kalon vetëm e vetëm përmes shtegut të vështirë të dialogut, normalizimit dhe paqes përfundimtare me Serbinë krah për krah me aleatët tanë, SHBA dhe BE. Asnjë shteg tjetër!”, tha ai.

Lajme të ngjashme