Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Mali i Zi bëhen pjesë e programit 7.5 miliardë euro të BE-së, jo edhe Kosova - NACIONALE

Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Mali i Zi bëhen pjesë e programit 7.5 miliardë euro të BE-së, jo edhe Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë bërë pjesë e një programi të financuar nga Bashkimi Evropian në vlerë 7.5 miliardë euro.

Ndryshe nga këto katër vende, Kosova nuk është pjesë e këtij programi dhe nuk dihen arsyet.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar rreth këtij programi ku ka bërë të ditur se Shqipëria është pjesë e programit të BE-së për Evropën Digjitale.

Postimi i plotë:

LAJMI I MIRË

Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjital

Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Evropës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro

Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE

Lajme të ngjashme