Shqipëria me nivelin më të ulët të lindshmërisë në rajon - NACIONALE

Shqipëria me nivelin më të ulët të lindshmërisë në rajon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shteti i Shqipërisë po del se është në nivelin më të ulët të lindshmërisë në rajon.

Sipas një renditje që publikoi Eurostat për vitin 2021, Shqipëria u rendit e katërta në Europë pas Maltës, Spanjës dhe Italisë me 1.31 fëmijë për grua.

Sipas Eurostat normat më të larta të lindshmërisë në Europë i ka Franca me 1.84 fëmijë për grua, e ndjekur nga Çekia me 1.83 fëmijë për grua, Islanda me 1.82 fëmijë për grua, Rumania me 1.81 fëmijë për grua.

Na krahun tjetër Malta një shtet ishullor që të rinjtë nuk preferojnë të krijojnë familje kishte normën më të ulët të lindshmërisë në Europë ne 1.13 fëmijë për grua, Spanja me 1.19 fëmijë, Italia me 1.25 fëmije për grua dhe Shqipëria me 1.38 fëmijë për grua.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të ulët të fertilitetit në Rajon. Edhe Serbia që kishte normat më të ulëta të lindjeve në rajon është nuk është përkeqësuar. Në vitin 2021 në serbi norma e fertilitetit ishte 1.52 dhe mbeti e pandryshuar në raport me një vit më parë.

Gjithashtu Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u renditen me mirë se Shqipëria (shiko grafikun bashkëngjitur).

Lajme të ngjashme