Shqipëria dërgon 53 personel kërkim-shpëtimi në tejkalimin e pasojave pas tërmeteve shkatërruese në Turqi - NACIONALE

Shqipëria dërgon 53 personel kërkim-shpëtimi në tejkalimin e pasojave pas tërmeteve shkatërruese në Turqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë të hënën, Shqipëria ka dërguar 53 personel kërkim-shpëtim dhe ndihmë mjekësore.

Ekipi shqiptar do të dërgohet në një mision solidariteti vëllazëror, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në Facebook.

“Një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore, bashkë me mjetet e nevojshme u nisën drejt Turqisë mike, në një mision solidariteti vëllazëror përkrah të gjitha skuadrave të tjera aleate, për të bashkuar forcat në përballimin e plagëve të hapura të tërmetit tragjik.” - shkroi Rama në Facebook.

Lajme të ngjashme