Shqipe Mjekiqi konfirmon largimin nga LDK-ja: Ankohet në hapësirën e vogël për të kontribuar - NACIONALE

Shqipe Mjekiqi konfirmon largimin nga LDK-ja: Ankohet në hapësirën e vogël për të kontribuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e deritashme e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, ka konfirmuar dorëheqjen nga ky subjekt politik.

Në një postim në facebook Mjekiqi ka shkruar se arsye për këtë është hapësira e pamjaftueshme për të kontribuar.

POSTIMI:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të martën, më 14 mars 2023, kam dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mundësinë për të shërbyer në strukturat e larta e morra si besim dhe konfirmim për vullnetin e mirë drejt ndryshimeve thelbësore.

Fatkeqësisht, hapsira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses.

Vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Falënderoj nënkryetarët tjerë, anëtarët e Kryesisë si dhe gjithë strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen. Poashtu, falënderoj familjen time dhe miqtë e shumtë pa përkrahjen e të cilëve ky rrugëtim, sado i shkurtër, do të ishte i pamundshëm.

Me respekt,

Shqipe Mjekiqi Sadiku

Lajme të ngjashme