Shqetësuese: Raportohet se Policisë së Kosovës i janë anuluar disa trajnime si “sanksionim” nga ShBA - NACIONALE

Shqetësuese: Raportohet se Policisë së Kosovës i janë anuluar disa trajnime si “sanksionim” nga ShBA

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kaherë ka qenë thuajse e gdhendur në gur që Policia e Kosovës gëzon kredibilitet e besueshmëri si një nga institucionet më të formësuara profesionalisht dhe institucionalisht; si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Marka e këtij reputacioni vinte edhe nga investimi i madh ndërkombëtar: e në veçanti ai amerikan.

Por, optika amerikane karshi këtij institucioni jetik del të ketë pësuar një distorzion domethënës, ku – përveç që u quajt “e instrumentalizuar nga politika” e qeverisë kosovare në kursin e saj në veri – është raportuar se pjesëmarrja e saj në disa trajnime është anuluar nga vetë ShBA-ja, si masë ‘sanksionuese’.

Kështu raportoi mediumi “Dukagjini” – gazetarja Doruntina Bylybkashi – duke u thirrur në burime; ndërsa demantimin e informacioneve s’e kanë bërë as Ministria e Brendshme e as Ambasada e ShBA-së në pyetjet e shtruara.

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës për një kohë nuk do të jenë pjesë e trajnimeve ndërkombëtare të organizuara e mbështetura nga SHBA-ja. Siç ka mësuar Dukagjini nga burime të afërta me këto zhvillime, krejt kjo është bërë si formë sanksionimi për veprimet e Qeverisë dhe Policisë në veri të Kosovës, kur mbylli komunat paralele serbe”, raportoi gazetarja.

Këtë mërkurë, ata nuk janë përgjigjur në pyetjet e televizionit nëse kanë shkëputur bashkëpunimin e tillë me Policinë. Se zyrtarët policor janë lënë jashtë këtyre trajnimeve, nuk është pohuar por as mohuar nga Policia e as nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilat i ka pyetur televizioni”.

Lajme të ngjashme