Shqetësuese: Kina është afër ofrimit të armëve vdekjeprurëse për Rusinë, thotë sekretari Blinken - NACIONALE

Shqetësuese: Kina është afër ofrimit të armëve vdekjeprurëse për Rusinë, thotë sekretari Blinken

3 vjet më parë

nga NACIONALE

ShBA-ja ka thënë se beson që Kina mund të jetë afër që të ofrojë ndihmë vdekjeprurëse për Rusinë në luftën e saj në Ukrainë, duke e dhënë edhe një mesazh direkt kundër këtij veprimi nga sekretari i shtetit, Antony Blinken, ndaj top diplomatit kinez.

Blinken e bëri paralajmërimin ndaj këshilltarit shtetëror kinez Wang Yi të shtunën në mbrëmje në margjina të konferencës së sigurisë në Mynih gjatë të cilës ai po ashtu qortoi Kinën për përdorimin e balonit të pretenduar të spiunazhit mbi tokën amerikane.

Në një takim me atmosferë të rënduar, ai po ashtu i bëri thirrje Kinës që të ndalonte së ndihmuari Rusinë në shmangien e sanksioneve. Tregtia e Kinës me Rusinë po rritet, raporton The Guardian.

Blinkeni iu tha medieve amerikane që ShBA-ja kishte informacione që Kina po shqyrtonte mundësinë se a t’i ndihmonte Rusisë, qoftë edhe me armë për luftën në Ukrainë.

“Shqetësimi që e kemi tash, bazohet në informacionet që i kemi, që ata po konsiderojnë të ofrojnë mbështetje vdekjeprurëse (për Rusinë,” – i tha Blinken një emisioni të CBS menjëherë pas takimit me Wangun. “Dhe e bëmë të qartë para tyre se mund të shkaktojnë me këtë gjë një problem serioz për ne dhe për marrëdhënien tonë.”

ShBA-ja beson që Kina tashmë po ofron disa informacione të survejimit te grupi famëkeq Wagner, krahu mercenar që punon krahas ushtrisë ruse.

Kamala Harris, zëvendëspresidente e ShBA-ve, në fjalimin e saj në konferencën e sigurisë paralajmëroi po ashtu Kinën kundër ofrimit të ndihmës vdekjeprurëse për një shtet që ajo tha se ShBA-ja e vlerësonte të kishte kryer krime kundër njerëzimit. Por, Harris në fjalimin e saj nuk vlerësoi nëse një ndihmë e tillë do të ofrohej ose jo.

Paralajmërimet e ShBA-ve për qëllimet e Kinës vjen në kontekstin e një propozimi të paralajmëruar kinez për plan të paqes për Ukrainën që u bë në një fjalim të presidentit kinez, Xi Jinping.

Lajme të ngjashme