‘Shpresoj mos të ndodhë sërish’: Deklarohet Hill pasi Kosova kushtëzoi hyrjen e patriarkut Porfirije - NACIONALE

‘Shpresoj mos të ndodhë sërish’: Deklarohet Hill pasi Kosova kushtëzoi hyrjen e patriarkut Porfirije

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar të hënën se ka kushtëzuar vizitën e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Porfirije, me distanicimin nga grupet kriminale në veri. Si e komenton ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, një zhvillim të tillë.

Kërkesa për vizitë e patriarkut nuk është refuzuar, por vetëm i është vënë një kusht për ta realizuar këtë, konfirmoi MPJ-ja.

“Pas shqyrtimit të kërkesës, MPJD është përgjigjur se vizita e Porfirjes, do të mund të aprovohet vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje.” – thuhej në njoftimin e këtij institucioni.

Reagon Hill

“Shpresoj, që kjo mos të ndodhë sërish.” – kështu u përgjigj në një intervistë për mediumin serb, “Nova.rs”, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Ai është pyetur edhe në lidhje me pretendimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili e organizoi komunitetin ndërkombëtar rreth kësaj situate.

“Fillimisht, mendoj që është shumë e rëndësishme që komuniteti serb ta shoh patriarkun, mendoj që është shumë e rënësishme për lirinë fetare. Nuk mendoj që dikë nga ndërkombëtaret e shihni duke kundërshtuar të drejtën për të hyrë në Kosovë dhe të takohet me serbët besimtarë.” – është përgjigjur ai.

Lajme të ngjashme