Shpërthimi në veri, Kosova siguron energji elektrike nga Shqipëria
Pas shpërthimit të mbrëmshëm në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, Kosova ka siguruar energji elektrike nga Shqipëria.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Pushtetit Lokal Arbër Vokrri.
“Do të përkujdesen Qeveria e Kosovës, dhe institucionet tona që të mos ketë efekt ky sulm në infrastrukturën jetike të vendit.” – ka thënë ai në Klan Kosova.
I pyetur se sa është sasia e energjisë elektrike të siguruar, Vokrri tha se nuk e ka këtë informatë.
“Këtë informatë me siguri e kanë kolegët nga Ministria e Ekonomisë, nuk e di sasisë e saktë e energjisë që është kërkuar të merret nga Shqipëria në rast nevoje. Mund të them se janë marrë të gjitha masat që të mos ketë ndërprerje as me furnizim me ujë as me energji elektrike.” – ka thënë ndër të tjera Vokrri.