Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Komuna e Mitrovicës Veriore njofton për vendosjen e cisternave me ujë të pijes
Pas shpërthimit të mbrëmshëm që ndodhi në kanalin kryesorë të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes.
Komuna e Mitrovicës Veriore, përmes një njoftimi zyrtarë ka bërë të ditur për vendosjen e cisternave me ujë të pijes në qytet.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, si pasojë e sulmit terrorist mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepenc, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes.
Ju njoftojmë se sot do të vendoset cisterna me ujë të pijes në lagjet e qytetit të Mitrovicës Veriore, sipas orarit të mëposhtëm:
• 13:00 – Lagjja e Boshnjakëve
• 13:45 – Lagjet pranë Spitalit
• 14:30 – Lagjet pranë Stacionit të Policisë
• Vazhdimisht në lagje të tjera deri në rifillimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijes.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.