Shpërthime e tensione: 12 ditë nga vendosja e barrikadave në veri - NACIONALE

Shpërthime e tensione: 12 ditë nga vendosja e barrikadave në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barrikadat në veri të Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot, teksa janë bërë 12 ditë që nga vendosja e tyre nga ana grupeve kriminale. Sipas autoriteteve të Kosovë, deri më tani në veri janë të vendosura nëntë barrikada në tri komuna. Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Rrugët që çojnë në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të bllokuara ashtu siç janë të mbylluar edhe këto dy pika.

Tensionet vazhdojnë gjithashtu. Të martën mbrëma pati edhe një shpërthim afër ekipit të medias kosovare Tëvë1 ndërsa që nga nisja e tensioneve në veri ka pasur incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Ditë më parë në anën serbe të pikës kufitare në Jarinjë pati një protestë nga grupe të ndryshe ruso-serbe.

Sipas zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, autori i i protestës ishte presidenti rus, Vladimir Putin dhe këto grupe kishin për qëllim djegien e pikës kufitare.

Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin. Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës.”, shkroi ai ndër të tjera në Facebook.

Barrikadat nuk po largohen

Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se KFOR-i i ka kërkuar kohë për heqjen e barrikadave.

Mirëpo, në deklarimin e tij të fundit, Kurti ka thënë se “nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe gjatë”

KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë prej neve, pra ne jemi në, koordinim, komunikim të rregullt të vazhdueshëm intensiv me KFOR-i dhe padyshim nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla, por mos harroni ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale tash së fundmi është fillimi i fazës së fundit të tyre. Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, për presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “do të marr vendime në përputhje me interesat e popullit tim” dhe se “besimi i Serbisë në Perëndim nuk ekziston më”.

Deklarata e tij është e rrezikshme, është kërcënim për popullin serb”, ka thënë Vuçiq për TV Pink, lidhur me deklaratën e ambasadorit gjerman se barrikadat duhet të hiqen deri në Krishtlindje.

Policia

Ndërkaq, në media është raportuar vazhdimisht se policët e Kosovës janë të bllokuar në pjesën veriore të vendit ani pse këto raportime u mohuan nga institucionet e sigurisë në Kosovë.

Pati deklarime të ndryshme se policët që po qëndrojnë në veri janë në kushte jo të mirë dhe me mungesa në ushqim e veshmbathje.

Ndërsa të martën mbrëma si duket këto deklarime u konfirmuan.

Në një përgjigje për mediat, KFOR-i ka deklaruar se ka transportuar nëntë policë, për shkak se kanë qenë të sëmurë.

KFOR-i është në kontakt të ngushtë me PK-në dhe për t’i përkrahur ata kemi transportuar nëntë policë të sëmurë”, thuhet ndër tjerash në përgjigjen e KFOR-it.

Edhe misioni Ii EULEX-i u ka dërguar ushqim, veshmbathje si dhe gjëra higjienike policëve në Rudnicë dhe Jarinjë.

Me kënaqësi ju njoftoj se pas kërkesës së Policisë së Kosovës, EULEX-i më 17 dhjetor, oficerëve të Policisë së Kosovës në pikën e përbashkët të kalimit në Rudnicë/Jarinjë u dorëzoi furnizime thelbësore, duke përfshirë furnizime ushqimore, veshmbathje si dhe sende higjienike”, shkruan shefi Lars-Gunnar Wigemark në Twitter.

Kujtojmë se barrikadat në veri u vendosën më 10 dhjetor.

Barrikadat u vendosën si revoltë ndaj arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, pasi ai dyshohet për “sulm terrorist” ndaj zyrëve të KQZ-së dhe zyrtarëve policorë.

Lajme të ngjashme