Shpërthim në Mitrovicë të Veriut, Policia jep detaje - NACIONALE

Shpërthim në Mitrovicë të Veriut, Policia jep detaje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një shpërthim ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, para orës 3 të mëngjesit. Një veturë dhe një shtyllë elektrike janë dëmtuar nga ky shpërthim, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Nacionalen.

Zëvendës drejtori rajonal për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se Policia po e trajton rastin si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Sot pak para orës 3 në mëngjes në rrugën “Kral Petar” në Mitrovicën e Veriut ka ndodh në shpërthim. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptua se një shtyllë elektrike dhe një veturë janë dëmtuar. Policia po e trajton rastin si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Lajme të ngjashme