Shpërthim me granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan - NACIONALE

Shpërthim me granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

1 javë më parë

nga NACIONALE

Një shpërthim është shkaktuar nga një granatë dore në Zherovnicë të Zveçanit.

Lajmin për Radio Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se granata e dorë është hedhur në oborrin e një shtëpie dhe se nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore, e cila është hedhur në oborrin e një shtëpie. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, REL raporton se shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e një personi me inicialet D.M nga Zherovnica, i cili ishte cilësuar “tradhtar”.

Lajme të ngjashme