Shpërtheu ndaj qeverisë se “hodhën qëndrimet në ujë”, por edhe vetë Osmani ka qenë “kaos” më vete - NACIONALE

Shpërtheu ndaj qeverisë se “hodhën qëndrimet në ujë”, por edhe vetë Osmani ka qenë “kaos” më vete

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në etimologji – origjinë të fjalëve – kaosi dhe kozmosi shënojnë dy pole të kundërtash: parregullsi dhe rregullsi. Sa i përket Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, në raport me Marrëveshjen e Bruksel/Ohrit që nga shkurt/marsi i vitit të kaluar vështirë se mund të lexosh rregull-e-rend në qëndrime – përkundrazi: kaos. Për se është fjala?

Një gazetare e medias “Ekonomia Online” ia preu rrugën para një librarie, e ku një pyetje fare të thjeshtë ishte detonatori i një shpërthimi të padëgjuar më parë të Vjosa Osmanit të mbëthyer në pakënaqësi. Për atë që ishte evituar porsikur një fantazmë nga Qeveria e Kosovës në fushëveprimin e saj kushtetues (i.e: politikën e jashtme), Osmani shkarkoi një mal kritikash ndaj partnerëve të saj deri dje homogjenë me të.

Sfera politike, publiku e mediat u morrën me stër-simptomatikën e përleshjes, por jo edhe me vlerën e vërtetësisë së pohimeve të saj si më poshtë:

  • Ka ndryshu në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë (për Asociacionin)
  • Nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme
  • Nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova por duhet të ketë zbatim paralel
  • Të gjitha kanë rënë në ujë me ofertën që është bërë atë ditë
  • Ajo ofertë nuk ka qenë as për nga përmbajtja e as për nga procedura vazhdimësi e listës së zotimeve

Në rend të parë Vjosa Osmani në raport me Asociacionin nuk ka qenë në “një zë” me qeverinë kosovare; si dhe me vetë draft-Statutit ku kaherë është paraqitur të jetë në orbitën amerikane të kërkesave. E te këta të fundit, e tërë marrëveshje bazike, ka qenë qendërzuar në po atë institucion. Kaos edhe këtu: në të njëjtën anë eksplicit duke mbajtur anën rigjide të qeverisë, në anën tjetër të mirëpritjes së thirrjeve të bashkësisë perëndimore që Asociacioni ishte kryekërkesa.

Në letrën e zotimeve te Dora Bakoyanis po ashtu zotohen “besnikërisht” për marrjen e hapave drejt Asociacionit, kërkesë kjo në raportin e së Bakoyanis (pika 39) ku u bëhet thirrje 46 shteteve anëtare që në Komitetin e Minsitrave – i.e, në nivel qeverish të vendeve anëtare – të shihen hapa të prekshëm (Franca, Gjermania, Italia: hapa të paprakthyeshëm dhe konkretë) drejt Asociacionit. Një kaos ky edhe më shumë te Osmani.

Kaosi i Osmanit ishte në fakt qysh prej fillimit të Marrëveshjes Bazike/Ohrit ku nuk ishte deklaruar vetiu, por përmes zëdhënësit të saj Bekim Kupina, se ishin pranuar koncesione në Nenin 7; e ku më vonë do të shprehej “absolutisht e zhgënjyes që në marrëveshje nuk ka njohje reciproke” kësisoj duke sulmuar marrëveshjen që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quante “arritja më e madhe e qeverisë kosovare në politikën e jashtme”.

E heshtur kishte qëndruar edhe për punën e draft-Statutin e Asociacionit ku përbrenda saj ishte Rezoluta 12/44 dhe arbitrazhi, të cilës në një intervistë në RTV21 refuzonte t’i artikulonte kritika, por thjesht mjegullazi, se ka shqetësime “rreth asaj që në anglisht quhet constitutional review”; kësisoji duke mos e shqiptuar që ka të bëjë me arbitrazh.

Vjosa Osmani pati ftuar edhe opozitën që të bëhen bashkë për të identifikuar dhe shprehur shqetësimet rreth draftit në mënyrë që të inkorporohen bashkërisht në komente kur të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese për vlerësim.

Lajme të ngjashme