Shpejtim Bulliqi: Si pasojë e vërshimeve, gjendja në terren është tejet e rëndë
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se për shkak të situatës së krijuar pas reshjeve të shiut, gjendja në teren është shumë e rëndë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bulliqi ka ftuar qytetarët të kenë kujdes dhe të ofrojnë bashkëpunim.
Statusi i plotë:
Bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi vizituam fshatrat Pakashticë, Letanc, Siboc dhe zonat urbane të prekura nga vërshimet. Gjendja në teren është tejet e rëndë, ne i kemi angazhuar 5 kompani të cilat po punojnë me kapacitete të plota në intervenim.
Lus qytetarët për kujdes të shtuar, si dhe kërkoj nga ana e tyre të bashkëpunojnë në çdo situatë me ekipet emergjente institucionale. Dua ta siguroj gjithësecilin se ne do të jemi pranë tyre në çdo kohë!