Shok-bombë, uniforma ushtarake: Policia jep detaje për bastisjen në një shtëpi në Mitrovicën Veriore
Policia e Kosovës ka treguar se gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar në Mitrovicën Veriore, kanë gjetur dhe konfiskuar një shok-bombë dhe veshje ushtarke.
Sipas raportit të PK-së, në këtë vend janë gjetur edhe “uniforma ushtarake (një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake, dy qanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës.”
Raporti i plotë:
ARMËMBAJTJE PE LEJE
Mitrovicë Veri / 06.12.2023 – 14:35. Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake (një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake, dy qanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë). Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të dyshuar, rasti është duke u hetuar.