Shkulje flokësh e lëndim në hundë: Babai i 4-vjeçares rrëfen se si u keqtrajtua vajza e tij me aftësi të kufizuara nga logopedi në Podujevë
Besart Sokoli logoped nga Podujeva dyshohet se ka keqtrajtuar fizikisht një vajzë të moshës 4-vjeçare me aftësi të kufizuara. Nacionale ka intervistuar prindin e 4-vjeçarës. Ai ka rrëfyer për rastin e tmerrshëm që ka pëjetuar vajza e tij.
Ramzi Sadiku, babai i vajzë së keqtrajtuar ka rrëfyer për Nacionalen për rastin e tmerrshëm.
Ai ka thënë se logepedi ia ka shkulur flokët dhe ia ka gjakosur hundët vajzës së tij.
“Shoqja ka hetu dy ditë radhazi që janë duke i rënë flokët tretën ditë e ka gjet ditë e shtune, Ja ka marrë flokt ja ka qit në tavolinë mjekut edhe i ka thënë pse e ke ba në këtë ditë vajzë, unë sot i kom presion ma shumë, i ka kërkuar falje asnjë gjë më shumë.” – ka thënë ai.
“Nuk e di pse ku ka marrë atje leje ai me i ba presion, tu ja nuk flokët, ka gjet gjakosje në hundë, është e tmerrshme kjo, për një logoped që i thotë vetës logoped është shumë e rëndë.”
“Çiken e ka gjet vetëm tu ngreh, as me kajtë s’ka guxu, gjëja më e rëndë që as me kajtë s’ka guxu.” – ka rrëfyer ndër të tjera.
Ai ka thënë se vajzën e kanë dërguar për rreth një muaji e gjysmë tek logopedi, ndërsa ditëve të fundit, ai ka thënë se vajza ka hyrë duke qajtur dhe ka dalë duke qajtur.
Më tej, Sadiku ka thënë se logopedi vetëm ka kërkuar falje dhe nuk ka bërë asgjë.
“Problemi më i vogël na ka dalur më i madhë të shkojsh te një logoped dhe të sulmohesh prej një logopedi kjo është shumë e dhimbshme, shumë e keqe.” – ka thënë ai.
Ai thotë se një seancë e ka paguar 15 euro.
Tutje, ai shpreson që rasti i vajzës së saj të jetë rasti i fundit që ndodhë në Kosovë.
Kujtojmë se i dyshuari për këtë rast është arrestuar. Ai është nën dyshime se ka ushtruar dhunë fizike ndaj 4-vjeçares në ordinancën private “Logomedicus”.
Më poshtë mund ta shikoni videon e rrëfimit të prindit të 4-vjeçares:
