Shkuan për pushime në Shqipëri: Pesë serbë të lënduar pas një aksidenti në Rrugën e Kombit - NACIONALE

Shkuan për pushime në Shqipëri: Pesë serbë të lënduar pas një aksidenti në Rrugën e Kombit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit. Mësohet se në fshatin Gziq të Mirditës, një makinë me targa serbe ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik-ndarësen.

Nga përplasja e rëndë kanë mbetur të lënduar 5 personat që ndodheshin në makinë, 3 fëmijët dhe çifti i bashkëshortëve. Të pestë të lënduarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që në gjendje të rëndë ndodhet gruaja.

Familja serbe ishte nisur për pushime drejt Shqipërisë. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, por dyshohet se ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë dhe për shkak të shpejtësisë së makinës.

Lajme të ngjashme