Shkon "veç për Asociacionin", shkon "veç për të parë a kemi marrëveshje": Deputetët deklarohen për takimin Kurti-Vuçiq - NACIONALE

Shkon "veç për Asociacionin", shkon "veç për të parë a kemi marrëveshje": Deputetët deklarohen për takimin Kurti-Vuçiq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kurti shkon në Bruksel për ‘vetëmaxhimin’ e serbëve...Kurti shkon në Bruksel për të parë ‘a kemi marrëveshje, a jo?’.

Këto dy lexime katërcipërisht të kundërta i thanë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje rreth takimit të së enjtes të Nivelit të Lartë në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Po t’i besohet Armend Mujës, Kurti thjesht do ta pyes Vuçiqin “a kemi marrëveshje?”.

Ndërkaq, sipas Abelard Tahirit të PDK-së, Kurti në tryezën e Brukselit “nuk del jashtë temave që ka prodhuar vetë këto dy vite": ‘vetëmaxhimin’ e serbëve (Neni 7) dhe draft-Statutin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

“Së pari, duhet të definohet që ka marrë marrëveshje”, tha Muja para gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke e zhveshur idenë e takimit nga ndofarë përmbajtje implementuese.

Ishte vetë ndërmjetësi evropian që ditëve të fundit para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës shpaloi propozimin e fundit të BE-së në raport me zbatimin e marrëveshjes.

Kjo-për-këtë, tha Lajçaku, është ajo çka i ofrohet palëve:

“Kosova të nis procesin e zbatimin të Asociacionit; ndërsa Serbia të nis njohjen e institucioneve, dokumente dhe simboleve të Kosovës”.

Por, për Mujën, kjo aspak s’qëndron. Sepse, pretendon ai, “Serbia, në dhjetor (të vitit të kaluar), përmes një letreje të Ana Brnabiq, është tërhequr nga marrëveshja”; dhe se rrjedhimisht, Kurti shkon për të marrë vesh, përkatësisht, siç tha ai, “për të përcaktuar...nëse ka marrëveshje”.

Serbia masë për mase ka paraqitur destruktivitetin e saj. E para është përpjekja që të izolohet Kosova dhe të sfidohet në renën ndërkombëtare....E dyta ndërhyrja në punët e brendshe të Kosovës, kontrolli mbi Listës Serbe, bojkoti i zgjedhjeve në veri, Bansjka, si akt agresioni i hapur...Katër, formalisht u tërhoqën kur Brnabiq dërgoi letër për tërheqje nga marrëveshja....Nenin 4 u shkel; edhe njohja e integritetit territorial...Tash duhet të përcaktohet a kemi marrëveshje”, tha Armend Muja.

Sa i përket Asociacionit – ndonëse Kosvoa e ka në tryezë draft-Statutin e ofruar nga BE dhe të mbështetur thuasje palëkundshëm nga Parisi, Berlini dhe Roma – Muja thirret në letrën e Federica Mogherini se Asociaciomi s’mund të përbëjë nivel të tretë pushteti dhe as përmbajtje pushtetesh ekzekutive, Op/Ed-in e botuar nga Derek Chollet dhe Gabriel Escobar si dhe aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit të vitit 2015.

Tash, duhet të mendohet se si të detyrohet Serbia”, tha Muja.

Për Abelard Tahirin, Kurti s’ka se si del jashtë temave “që ka prodhuar vetë” e që janë Neni 7 i “vetëmenaxhimit të komunitetitserb”; gjë që, kaherë, është marrë për autonomi politike dhe territoriale..

Produktet e Kurtit në dialog i kemi pa, vetemenaxhimi, Ohri, draft-Statutin që e ka në tavolinë dhe nga BN i kërkohet ta dërgojë në kushtetues...Nuk mund të presim që mund të dalë jashtë këtyre temave...”, tha Tahiri.

“Nuk e di agjendën, mirëpo cka vlerësoj është që komplet angazhimi në këtë takim do të jenë në këto tema që Kurti këto 2 vite, vetëmenaxhimi dhe draft-Statuti...Ai e ka prodhuar këtë”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk u lëshua në vlerësime rreth takimit të 26 qershorit mes Kurtit dhe Vuçiq, por çka vlerësoi është se “shqetësimi është te mostransparenca”; për çka iu referua një rezolute të Kuvendit të Kosovës e cila e detyron kryeministrin kosovar të raportojë para deputetëve.

Ka shqetësime, procesi (i Brukselit) ka qenë krejt jotransparent. Ka rezolutë që qeveria duhet të raportojë në Kuvend....dhe tentimi që të heshtet, vetë vizita e Lajçakut është prodhim i takimit Kurti-Vuçiq....Qeveria duhet të jetë e përgjegjshme”, ka thënë Zemaj zbehtë.

Lajme të ngjashme