Shkëlzen Maliqi: Tash presidentja e ka fjalën, si garantuese e funksionalitetit të institucioneve - NACIONALE

Shkëlzen Maliqi: Tash presidentja e ka fjalën, si garantuese e funksionalitetit të institucioneve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se tash, presidentja e ka fjalën si garantuese e funksionalitetit të institucioneve.

Postimi:

Vota në Kuvend mbetet e fshehtë. Afati prej 30 ditësh është tejkalua, s'ka më zhagitje procedurale. Tani Presidentja e ka fjalën, si garantuese e funkcionalitetit të institicioneve. Shpall se kandidatura ei Albulena Haxhiutv është tashmë e djegur. VV obligohet që menjëherë të propozojë kandidat/e tjetër. Për të penguar vazhdimin e obstrukcioneve të VV -së Presidentja ua kërkon Kryeministrit dhe ministrave në datyrë të japin dorëheqje si deputetë, ose të tërhiqen nga postet e uzurpuara në qeveri. Edhe kjo është detyrë e Presidentës: konstatimi i shkeljes flagrante të kushtetutës që pengon funkcionalitetin e institucioneve.

Lajme të ngjashme