Shkarkohet kryetari i Odës së Farmacistëve në Kosovë - NACIONALE

Shkarkohet kryetari i Odës së Farmacistëve në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot është shkarkuar Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK) Arianit Jakupi.

Siç raporton Koha.net, i njëjti është shkarkuar pas kërkesës së Anëtarëve të Kuvendit të OFK-së për mbajtje të Kuvendit të jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës “mocion mosbesimi sipas neni 20 pika 6 të statutit të OFK-së, për shkelje statutore referuar neneve: 19 pika 3, 19 pika 4, 68 pika 4, 26.6 pika 6.2 dhe pika 6.3.”

Kujtojmë se Jakupi kishte marrë këtë pozitë në vitin 2018, ndërkohë që thuhet se i njëjti ishte rizgjedhur në këtë pozitë me datë 11 qershor 2022.

Lajme të ngjashme