“Shite lopën e dërgoje babën në një spital privat”, ngjarja e dhimbshme që ndodhi në korridoret e QKUK-së
Kishin kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. Por siç duket trajtimi aty për një pacient nuk ishte i mundur. Trajtim pacienti do të mund të merrte lehtësisht në një spital privat. Por për këtë punë, normalisht që duheshin para, shkruan Nacionale.com.
Një ngjarje jo shumë e zakontë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në hapësirat e korridorit të Emergjencës në QKUK. Sipas qytetarit Hasan Simica i cili kishte qenë dëshmitar në një ngjarje në QKUK, një person rreth moshës 40-vjeçare po u sugjeronte dy djemve të një pacienti që po priste trajtim në QKUK që ta dërgonin për ekzaminim të mëtejmë në një spital privat, i cili gjendet afër hapësirave të QKUK-së.
“Duke pritur në korridor për shkaqe se isha me familjarë aty për shkak të një problemi akut bëhem dëshmitar. Personi përafërsisht 40 vjeç, i veshur me pallto të zezë dhe farmerka të zeza, u thoshte 2 djemve në mosha ndoshta 25 vjeç. Nëse doni ta shpëtoni babën, unë ju organizoj Spitalin Privat, ata ju pranojnë edhe jua shpëtojnë babën tuaj”, shpjegon Simica.
E këta dy persona kanë bërë edhe një kërkesë tjetër jo të zakonshme për familjarët e pacientit.
“Ata djemtë i thoshin se nuk kemi pare e as shumë pasuri, vetëm një lopë e kemi! Shite LOPËN nëse doni me shpëtu babën”, thotë Simnica.
Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
ORA 15:00
NJË LOPË në kombinim të trajtimit në Spitalin Privat që gjindet afër hapsirave të qkuk-së????.
Data 17.03.22 ora 15:00 në korridorin e Emergjencës Prishtinë.
Duke pritur në korridor për shkaqe se isha me familjarë aty për shkakë të një problemi akut bëhem dëshmitarë.
Person përafërsisht 40 vjet i veshur me pallto të zezë dhe farmerka të zeza ju thojke 2 djemve në mosha ndoshta 25 vjet.
Nëse doni ta shpëtoni baben unë ju organizojë Spitalin Privat ata ju pranojnë edhe ju shpëtojnë baben tuaj.
Ata djemtë i thoshin se nuk kemi pare e asë shumë pasuri vetëm një lopë e kemi!!!.
Shite LOPËN nëse doni me shpëtue baben.
Kjo është me siguri aktualitet ,por kesaj radhe u bëra dëshmitare direkt.
17.03.22 ora 15:00 korridori i emergjencës Prishtinë.
✅️ Personeli i Internos në Emergjencë ishin perfekt me punën e tyre sikur në çdo qendër europiane.
✅️Respekt Interno.✅️