E befasishme, Shiroka-Pula jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së Akademisë
Akademikja Justina Shiroka-Pula ka dhënë dorëheqje nga pozita nënkryetares së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).
Në letrën e dorëheqjes, ajo është shprehur krenare që ka ushtruar këtë post.
Ajo është shprehur e nderuar për punën që ka bërë deri me tani.
“Gjatë jetës sime kam mbajtur pozita të ndryshme me peshë publike dhe politike. Sidoqoftë, asnjëra nga këto nuk i afrohej peshës që barë pozita në Kryesinë e institucionit më të lartë akademik në vend. Kam qenë, jam, dhe do të mbetem e nderuar për punën që kemi bërë së bashku me kolegët si Akademi e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës”, është thënë në letrën e dorëheqje që e ka siguruar Koha.