Shikimi i çuditshëm: Kurti e Vuçiq ia ngulin sytë njëri-tjetrit në Bruksel
Gati që një orë ka filluar takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që po ndërmjetësohet nga BE-ja.
Në pamjet e publikuara nga Klan Kosova, është kapur një moment i çuditshëm.
Kurti dhe Vuçiq për disa sekonda nuk ia kanë ndarë sytë njëri-tjetrit. Pra, siç mund të shihet në pamjet, Kurti e Vuçiq i kanë ngulur sytë njëri-tjetrit, teksa dy ndërmjetësit e BE-së shfletojnë disa dokumente.