Shesheli takon Tadiqin në rrugë: Ta q***a nënën e tradhtarit, duhet me të varë - NACIONALE

Shesheli takon Tadiqin në rrugë: Ta q***a nënën e tradhtarit, duhet me të varë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje në qendër të Novi Sadit ka pasur një konfrontim verbal mes liderit të SRS-së, Vojisllav Sheshel dhe liderit të SDS-së, Boris Tadiq.

Radikalët ishin duke shpërndarë libra në qendër të Novi Sadit. Ata kishin 8 pika në vende të ndryshme dhe një tezgë qendrore.

Në një moment ka ardhur, Boris Tadiq, dhe ka kaluar mes tezgave.

Vojisllav Sheshel ka filluar menjëherë të bërtasë: "Tadiq, ta q***a nënën e tradhtarit! Ti e ekstradove Karaxhiqin, Mlladiçin, Haxhiçin dhe Zhuplaninin në gjykatën e Hagës. Duhet me të varë, tradhtar!”.

Raportohet se edhe Boris Tadiq ka sharë me zë të qetë, por nuk mund të dëgohet në video kur, duke pasur parasysh se përballë tij ishte një qytetar i cili i tha se ishte një “hajdut që shiti kompanitë” dhe se shkaku i tij mbeti në rrugë.

“Shkatërruat gjithçka”, i thotë qytetari Tadiqit.

Mbështetësit e Tadiçit kishin një tezgë aty pranë, por ata e morën shpejt dhe shkuan në një pjesë tjetër të qytetit.

Boris Tadiq ishte president i Serbisë nga viti 2004 e deri në vitin 2012. Ai ka bërë thirrje të vazhdueshme për lidhje më të forta me Bashkimin Evropian, gjë që ka irrituar një pjesë të madhe të popullit serb që ka kërkuar e kërkon lidhje më të forta me Rusinë.

Në anën tjetër, Vojislav Sheshel njihet për qëndrimet e tij ultra-nacionaliste dhe fjalorin fyes.

Lajme të ngjashme