Sherifi: Kosova rrezikon të mbahet përgjegjëse për kaosin e krijuar në veri
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se Kosova po rrezikon të mbahet përgjegjëse për kaosin e krijuar në veri.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo po ndodh për shkak të logjikës së rrahagjoksit të qeverisë.
“Serbia e cila është fajtore për situatën e krijuar në veri të Kosovës po luan perfekt rolin e viktimës, ndërkaq Kosova që është viktima reale e këtij konteksti rrezikon të mbahet përgjegjëse për kaosin e krijuar në veri për shkak të logjikës së rrahagjoksit të qeverisë së saj!”, ka shkruar ai.