Shenja dhune në trup: Si e gjeti vdekjen 67-vjeçarja nga Dragashi - NACIONALE

Shenja dhune në trup: Si e gjeti vdekjen 67-vjeçarja nga Dragashi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në fshatin Kuk Dragash ka ndodhur një ngjarje e trishtueshme. Një 67-vjeçare në rrethana ende të dyshimta për organet e hetuesisë ka ndërruar jetë. Ngjarja tragjike fillon kur në trupin e viktimës vërehen shenja të dhunës.

E për këto shenja prokuroria e shtetit tashmë ka nisur hetimet. Si të dyshuar po cilësohen gruaja e vëllait e viktimës si dhe djali i gruas së vëllait për dhunë në familje për përkatësisht dhunë psikologjike.

Për rastin detaje dha kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala. Ai konfirmoi se më 21 dhjetor të këtij viti Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër gruas së vëllait të viktimës dhe djalit të gruas së vëllait.

Sipas prokurorisë viktima kishte jetuar në shtëpinë e vëllait dhe nuk kishte përkujdesje ndaj saj.

E për këtë rast kanë folur edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë më datë 26.12.2022, në ora 05:00 policia ka marr informatën se në fshatin Kuk,, KK Dragash ka ndërruar jetë një grua e moshës 67 vjeçare.

Pasi që e njëjta më herët e ka pas të raportuar një rast dhunë në familje dhe bazua dhe në ankesën e një qytetari, nga policët hetues nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Dragash, në konsultim me prokurorin dhe më pas me urdhër të prokurorit kujdestar është vendos që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim nga mjekët specialistë për të konstatuar shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

E në po të njejtën ditë në ora 12:30 trupi i viktimës ekzaminohet nga mjeku kujdestar i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Brodosan.

“.... pas kontrollit dhe ekzamenit fillestar në vendin e ngjarjes ka vërejtur se ne trupin e se ndjerës ka dyshime se ka shenja të dhunës. Me qëllim që të sqarimit të shkaktarit të vdekjes nga policia është hap rast “ Vdekje e dyshimtë”.

Nga policia konfirmojnë se për këtë viktime ka qene i hapur një rast i dhunës në familje.

Bazuar ne te dhënat e Policisë për këtë viktime ka qene I hapur vetëm 1(një) rast I :Dhunës në familje” me date 08.11.2022 dhe ky rast është proceduar në prokurori, raste tjera nuk ka pasur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ashtu siç pohohet në kallëzimin penal të këtij rasti, dhuna e shkaktuar ndaj viktimës në atë kohe ka qene në forme të dhunës psikike apo moskujdesit të duhur ndaj personit me nevoja te veçanta.

Për këtë rast nuk ka pasur urdhër mbrojtës , sipas familjareve viktima ka pasur problem te shumta shëndetësore ( nuk ka qene në gjendje të kujdeset për vete, nuk ka mundur të lëvizë as për nevoja bazike dhe fiziologjike )”, sqarojnë tutje nga policia.

E ndjera nuk ka pasur familje te ngushte, nuk ka pasur fëmijë, ka qene e martuar për 15 vite por pas vdekjes se bashkëshortit është kthyer në familjen e vëllait për te jetuar.

Pas vdekjes se vëllait, tashmë e ndjera kishte jetuar me gruan e vëllait dhe nipin.

Lajme të ngjashme