Shëndeti riprodhues e Kodi Civil në Kuvend, Tërnava: Janë përpjekje për shkatërrimin e familjes - NACIONALE

Shëndeti riprodhues e Kodi Civil në Kuvend, Tërnava: Janë përpjekje për shkatërrimin e familjes

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Shëndeti riprodhues e Kodi Civil, Tërnava: Ka përpjekje për shkatërrimin e familjes

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka deklaruar me rastin e Ditës së Fitër Bajramit, se disa inciativa në Kuvend, synojnë shkatërrimin e familjes.

Kjo sigurisht ndërlidhur me Projektligjet për Shëndetin Riprodhues e Kodin Civil.

“Botërisht është i njohur qëndrimi i islamit për shumimin e njerëzve. Zoti krijoji Ademin dhe Havan, babanë dhe nënën e njerëzimit, prej tyre pastaj mundësoi shumimin e krijimin e familjeve, fiseve e popujve të ndryshëm”

“Familja është element kyç dhe i parë ndërtues, bërthama bazë e formimit të një shoqërie. Mirëqenia e saj nënkupton mirëqenien e gjithë shoqërisë. Feja jonë islame i ka kushtuar vëmendje të madhe familjes. Familja kërkon lumturinë dhe stabilitetin. Ndërton jetën e saj mbi themelet e forta. Shtyllë themelore e strukturës shoqërore”, tha ai.

"Kushdo prej nesh që përcjell diskutimet e debateve të fundit për aprovimin e disa ligjeve rreth familjes, sheh këto përpjekje bien në ndeshje me identitetin fenë, e ligjet morale. Përpjekjet janë për shkatërrimin e familjes. Zhdukjen apo dobësimin e moralit të lartë që bart ky popull. Synohet një shoqëri që jeton pa ndjenja për familjen", tha ai.

Ai foli edhe për numrin e madh të vrasjeve e vetëvrasjeve.

"Si Bashkësi Islame e Kosovës jemi të shqetësuar me numrin e vrasjeve e vetëvrasjeve. Zoti thotë ‘ai që ka vrarë një njeri është sikur ta ketë vrarë krejt njerëzimin’. Kërkohet nga ne të mobilizohemi duke përfshirë të gjitha mekanizmat në parandalimin e këtyre dukurive. Nëse qëndrojmë pasiv, vetëvrasjet e vrasjes mes nesh do të jenë fatale për ardhmërinë tonë"

Myftiu bëri thirrje për solidaritet me rastin e festës.

Lajme të ngjashme