Shembje gurësh në rrugën Prishtinë – Gjilan
Rruga Prishtinë – Gjilan, shpeshherë bëhet kryelajm për të keq. Jo rrallë herë në këtë magjistrale kanë ndodhur aksidente të tmerrshme.
Qytetarët sot kanë shpërndarë disa fotografi ku shihet se në këtë rrguë janë shembur disa gurë të mëdhenj të cilët mund ta pengojnë komunikacionin.
Kujtojmë se autostrada për lidhjen e Kryeqytetit me qytetin e Gjilanit ka qenë premtim, i disa qeverive e liderëve lokal, por që asnjëherë nuk u realizua.