Sheholli: Vuçiqi i sotëm si "nata me ditë" me atë të kohës së Millosheviqit - NACIONALE

Sheholli: Vuçiqi i sotëm si "nata me ditë" me atë të kohës së Millosheviqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fatmir Sheholli nga Instituti për Avancimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka folur rreth zhvillimeve të fundit, pra diskutimeve në Bruksel dhe mos arritjen e marrëveshjes.

Në një intervistë dhënë Periskopit, Sheholli ka thënë se Vuçiqi i ditëve të sotme dallon shumë me atë të kohës së Millosheviqit.

Veç kësaj, ai ka thënë se fajin për gjithë situatën e krijuar e ka Albin Kurti.

Vuçiq doli mbrëmë vonë në takim me Listën Serbe iu tha “ju lus për paqe, të jeni të kujdesshëm”, me i dëgju këto fjalë nga Vuçiqi, në krahasim me atë Vuçiqin e asaj kohës kur ka qenë ministër i Millosheviqit është si nata me ditë.

Pra, ne ia kemi dhënë mundësinë që në botën perëdimore ai të marrë terren. Unë mendoj se z. Kurti është fajtori kryesor i kësaj gjendje të habitur”, tha ndër të tjerash Sheholli.

Lajme të ngjashme