Shefja e UNMIK-ut mirëpret marrëveshjen e arritur në Bruksel - NACIONALE

Shefja e UNMIK-ut mirëpret marrëveshjen e arritur në Bruksel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Bruksel për masat në uljen e tensionit, e cila duhet të kthejë fokusin në normalizimin aq të nevojshëm të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Shefja e UNMIK-ut ka thënë se kjo marrëveshje është arritur falë përkushtimit në dialohun e lehtësuar nga BE.

Kjo u bë e mundur falë qasjes së përgjegjshme të shfaqur nga të dyja palët dhe përkushtimit të tyre në dialogun e lehtësuar nga BE. PSSP Ziadeh mirëpret gjithashtu përpjekjet e partnerëve ndërkombëtarë për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar paqen”, tha ajo.

Lajme të ngjashme