Shefja e deputetëve të VV-së pretendon se kërkojnë “unitet dhe bashkëpunim” për zgjedhje të Presidentit
Arbërie Nagavci, shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, pretendoi se si parti po kërkojnë “unitet dhe bashkëpunim” për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, proces që duhet kryer deri në fund të prillit ose me automatizëm shpërbëhet parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme,
Ajo tha se “zgjedhjet nuk na heqin përgjegjësinë pë të bashkëpunuar” për temën e presidentit dhe se kjo çështje do të jetë rasti “herët apo vonë.”
“Në këtë fazë kemi nevoje për unitet dhe bashkëpunim. Para nesh kemi një proces të rëndësishëm kushtetues. Zgjedhja e Presidentit të Republikës nga secila e secili kërkohet pjekuri politike. Nën emrin e secilit deputet nënshkruhet serioziteti i këtij institucioni. Presidenti si figurë e unitetit të popullit thërret për proces që duhet të udhëhiqet nga fryma e bashkëpunimi.
Përgjegjësia është e jona, s’mund të zhvendoset, shtyhet dhe relativizohet. Qytetarët presin nga ne që të marrim vendime. Edhe ata që mendojnë dhe punojnë për zgjedhje duhet ta dinë se zgjedhjet nuk na e heqin përgjegjësinë për të bashkëpunuar për të njëjtat tema herët apo më vonë. E në këto kushte më mirë tani se më vonë,” tha Nagavci.