Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari lexon Nacionalen edhe derisa 'fluturon' me aeroplan
Mimoza Kusari po udhëton drejt Bazellit në një fluturim nga Prishtina bashkë me deputetin Pal Lekaj dhe deputeten Jeta Statovci. Besohet që ajo bashkë me deputetët tjerë do të ketë edhe udhëtim jashtë vendit... por, ajo që ka befasuar është se shefja e deputetëve të VV-së, po e lexon Nacionalen në aeroplan.
Mimoza Kusari Lila ka qenë jashtëzakonisht e zënë javët e fundit në mbrojtje të pozicioneve “gjithnjë e në ndryshim” të Qeverisë Kurti II.
Shefja e deputeteve të VV-së, megjithatë, është parë nga lexuesit e Nacionales në fluturimin Prishtinë-Bazell.
Dhe, në fotografitë që i kanë dërguar redaksisë tonë, ajo del se po lexon artikujt e Nacionales. Nuk dihet nëse fotografia është shkrepur gjatë apo para se aeroplani të ishte në fluturim.

Megjithatë, duhet thënë se kur aeroplani udhëton interneti ndalet në modulin që njihet si “airplane mode”. Por, siç është raportuar muaj më herët, Komisioni Evropian do të vendoste frekuenca specifike për rrjetin e ri 5G që do të lejonte telefonët të mbeteshin të lidhur derisa pronarët e tyre fluturonin.
Por, duhet thënë se ky nuk është rasti me znj. Kusari. Ju mund të futeni në faqen e Nacionales derisa jeni të lidhur me Internet, të hapni një artikull, dhe pastaj ta lexoni.