Shefja e deputetëve të VV-së: Masat e BE-së janë dekurajuese - NACIONALE

Shefja e deputetëve të VV-së: Masat e BE-së janë dekurajuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila po konsideron se Bashkimi Evropian nuk po i trajton të barabarta Kosovën e Serbinë në procesin e dialogut.

Kusari-Lila për Ekonomia Online ka thënë se tash e një kohë Kosova po prezanton brengat e saj për njëanshmërinë.

“Masat e paralajmëruara nga Bashkimi Evropian paraqesin në esencë pabarazinë elementare të trajtimit nga ana e Bashkimit Evropian të dy vendeve të cilat janë në proces të dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Është bërë një kohë që ne kemi prezantuar brengat tona në raport me njëanshmërinë qoftë të ndërmjetësit apo edhe të procesit duke u akomoduar shumë e shumë kërkesa të Serbisë në një kontekst të zhvillimeve gjeopolitike për ta tërhequr Serbinë më shumë afër vetes për ta larguar nga Rusia.” – tha ajo.

Shefja e deputetëve të partisë në pushtet tutje ka folur edhe për masat e BE-së, duke thënë se këto masa janë dekurajuese për demokracinë dhe për shtetet që mundohen ta përmirësojnë funksionimin e brendshëm.

“Përkundër që pamë zhvillimet e vazhdueshme edhe këto të fundit në raport me ngjarjet në veri edhe përgjegjësit që u panë dukshëm, përfshi edhe sulmet jo vetëm ndaj ushtarëve dhe policisë por edhe ndaj mediave të lira dhe deklaratat e presidentit Vuçiq që në njëfarë mënyre arsyeton sulmet në fjalën e lirë dhe në mediat, përfshi sulmet fizike, prapë BE e ndjen se është shumë e lehtë të ndikohet në Kosovën apo në presion mbi Kosovën në masa të cilat siç thonë ata do të jenë në periudhë të shkurtër dhe jo me efekt afatgjatë në rast se ka ndryshim në terren, gjë që nuk është vetëm në ndikim të masave por në fakt vendosja në një trajtim të sistemit të vlerave që është dekurajuese për demokracinë, është dekurajuese për shtetet të cilat mundohen të përmirësojnë funksionimin e brendshëm e këtu është edhe specifika e shtrirjes së sovranitetit në tërë territorin e republikës dhe ruajtja e ligjshmërisë së proceseve siç është ai zgjedhor.” – u shpreh ajo.

Lajme të ngjashme