Shefi i stafit të Gërvallës në 'striptiz': Pse kjo ka rëndësi, dhe qysh dallojnë klubet e Tajlandës prej të tjerave? - NACIONALE

Shefi i stafit të Gërvallës në 'striptiz': Pse kjo ka rëndësi, dhe qysh dallojnë klubet e Tajlandës prej të tjerave?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme u publikua një fotografi ku shihej shefi i kabinetit të ministres Donika Gërvalla në një klub striptizi. Pse kjo fotografi është e rëndësishme?

Bëhet fjalë për Sharr Jakupin. Gazeta Demokracia pretendoi se Jakupi ndodhej në një klub striptizi në Tajlandë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se gjatë dy viteve të fundit “nuk ishte realizuar asnjë vizitë zyrtare nga MPJD në Tajlandë.”

Nacionale nuk ka arritur që ta verifikojë në mënyrë të pavarur një informacion të tillë, por megjithatë ka vendosur që ta publikojë fotografinë e z. Jakupi.

Pse?

Zakonisht janë gratë në politikë ato të cilat ishin pre e gjykimeve morale. Në përgjithësi – shkaku i vlerave seksiste – ishin pikërisht gratë ato që pretendohej se duhej mbajtur moralin publik.

Jakupi – gjithmonë nëse vizita e tij në klub striptizi ka qenë private dhe jo zyrtare – nuk ka bërë potencialisht asgjë të kundërligjshme. Por, megjithatë prania e tij në një klub striptizi është problematike.

Në platformat e kërcimit në këtë klub – për aq sa na ofron fotografia – duken vetëm dy gra, gjë që lë të nënkuptohet se është një klub ku kërcimtare janë vetëm gratë. Këto klube njihen edhe si ‘klube gjentëllmenësh’ ose klube “burrash”.

Klubet e striptizit në Tajlandë

Siç shkruan faqja “Bangkoknightlife” në një artikull, klubet e tilla në Tajlandë janë “më të ndryshme se ato në pjesë të tjera të botës, apo edhe në Azi”.

Aty, klubet e striptizit ndahen në dy zona. Në njërën, është njëra zonë që funksionon si klub normal nate. Me “grupe muzikore që performojnë, DJ-të, shfaqje seksi dhe vajza në krejt sallën që ju presin t’i ftoni në tavolinë.”

Më pas, ëshë salla tjetër që njihet si ajo e VIP-ave. Aty ka dhoma private që ju i merrni me qira për ta kaluar natën. Ato kanë... gjithçka që mund të mendoni.

Z. Jakupi nuk e ka komentuar deri tash fotografinë në fjalë.

Shënim: Z. Sharr Jakupi ka bërë një reagim në Facebook në lidhje me këtë çështje, duke e pranuar se ka kaluar "pushime private" në Tajlandë dhe se ka qenë në klub nate, por duket thënë se është tendencioze pjesa për "llojin e klubit të natës" dhe aludimet se "qëndrimi mund të ishte zyrtar".

Lajme të ngjashme